Nga Infotech Academy te Zeiss Group në Gjermani
Pas IT Essentials, CCNA dhe CCNP në Infotech, Shemsi punoi në Kosbit dhe 3CIS. Sot është Network Engineer për Layer 2 dhe 3 në Zeiss Group, Oberkochen.

- Studenti
- Shemsi Sylejmani
- Sot
- Network Engineer · Layer 2 & 3 supportZeiss Group, Gjermani
Jetojmë në kohën e Teknologjisë Informative. Për të gjithë ata që mendojnë se punësimi në vendet më të zhvilluara është i pamundur, kjo është historia e Shemsi Sylejmanit.
Kompanitë e mëdha kanë nevojë për inxhinierë të mirëfilltë, dhe një prej tyre, në Zeiss Group në Oberkochen të Gjermanisë, është Shemsi Sylejmani, i trajnuar dhe përgatitur në Infotech Academy. Me njohuritë e marra tek ne ka fituar kontratë pune në pozitën Network Engineer, Layer 2 and 3 support.
Në Infotech Academy Shemsi i përfundoi me sukses këto trajnime: IT Essentials, CCNA Routing and Switching (i certifikuar), CCNP Routing dhe CCNP Switch.
Pas trajnimeve iu hapën dyert në kompani vendore me projekte ndërkombëtare si Kosbit dhe 3CIS, dhe pas një periudhe në Kosovë, me aftësitë e tij të dëshmuara, tani punon në shtetin më të fuqishëm ekonomik në Evropë.
Infotech Academy i uron shëndet dhe mbarësi në punën e re, me dëshirën që përvojën që do të fitojë një ditë ta sjellë në Kosovë, që të përfitojnë edhe gjeneratat e reja.

