Infotech Academy

Kampuset tona

Tre kampuse në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, me laboratorë praktikë, instruktorë me përvojë dhe provime certifikimi ndërkombëtare. Gjej kampusin më afër teje dhe nis rrugën tënde në teknologji.

Kampusi i Gjilanit
Kampusi qendror

Gjilan

Rr. Esat Berisha p.n., 60000 Gjilan

Kampusi qendror i Infotech Academy, në zemër të Anamoravës. Këtu nisi gjithçka: Akademi e akredituar Cisco Networking Academy që nga viti 2002 dhe qendër e autorizuar testimi Pearson VUE që nga viti 2004. Sot këtu zhvillohen trajnimet e rrjetave dhe sigurisë kibernetike, programet Roboti Im dhe Rapid AI, si dhe provimet e certifikimit.

+383 45 577 800
info@infotech-academy.com
Shiko kampusin
Kampusi i Prishtinës
Kampus rajonal

Prishtinë

Rr. Rexhep Mala nr. 10, 10000 Prishtinë

Kampusi i Infotech Academy në kryeqytet, i menduar edhe për profesionistët që punojnë: grupe në mbrëmje dhe në fundjavë, trajnime për kompani dhe përgatitje për certifikime ndërkombëtare në Cisco, Microsoft, AWS, CompTIA e të tjera.

+383 45 577 800
info@infotech-academy.com
Shiko kampusin
Kampusi i Shkupit
Kampus rajonal

Shkup

Petre Georgiev 63, 1000 Shkup

Kampusi i Infotech Academy në Maqedoninë e Veriut sjell të njëjtat programe dhe standarde si në Kosovë: trajnime për certifikime ndërkombëtare, programe për të rinjtë dhe trajnime për kompani, në gjuhën shqipe dhe sipas nevojës edhe në maqedonisht e anglisht.

+389 70 756 113
info@infotech-academy.com
Shiko kampusin

Pse Infotech Academy

Laboratorë praktikë

Mëson duke punuar me pajisje dhe skenarë realë, jo vetëm me teori.

Provime certifikimi

Qendër e autorizuar testimi Pearson VUE që nga viti 2004.

Instruktorë me përvojë

Akademi e akredituar Cisco Networking Academy që nga viti 2002.