Infotech Academy

CCIE në moshën 22 vjeçare, sot në ekipin e Cisco-s në Krakov

Nga Gjilani, me titullin CCIE #68663, një nga certifikimet më të vështira në botën e teknologjisë. Cisco i ofroi punë që në moshën 19 vjeçare.

Studenti
Aulass Ramizi
Sot
Network Engineer · CCIE #68663Cisco, Krakov

Aulass Ramizi, një djalë i ri i talentuar nga Gjilani, në moshën vetëm 22 vjeçare ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e rrjetave kompjuterike duke fituar titullin CCIE (Cisco Certified Internetwork Expert), një nga certifikimet më të vështira dhe më prestigjioze në botën e teknologjisë.

Ky sukses është fryt i përkushtimit të palodhur, orëve të shumta të studimit dhe pasionit të tij të thellë për teknologjinë. Me këto arritje, Aulassi ka tërhequr vëmendjen e kompanive gjigante të teknologjisë, ku ndër të parat Cisco i ofroi një kontratë pune nga distanca, që në moshën 19 vjeçare, përderisa ndodhej në Gjilan. Duke synuar rritje të mëtejshme profesionale, pas një viti duke punuar nga shtëpia, Aulassi vendosi t'i bashkohet fizikisht ekipit të Cisco-s në zyret e tyre në Krakov.

Ne në Infotech Academy jemi krenarë që studentët tanë po shfaqin potencialin e tyre në nivele globale. Aulassi është dëshmi e qartë se përkushtimi dhe puna e palodhur tejkalojnë sfidat lokale, duke krijuar mundësi të reja për suksese ndërkombëtare.

Me punën dhe përkushtimin e tij, Aulassi po lartëson emrin e Kosovës në fushën e IT-së dhe është një shembull i shkëlqyer për të gjithë të rinjtë e vendit tonë.

Çka ka mësuar në Infotech

Histori të tjera

CCIE në moshën 22 vjeçare, sot në ekipin e Cisco-s në Krakov · Infotech Academy