Infotech Academy
Kampusi qendror

Infotech Academy
Gjilan

Kampusi qendror i Infotech Academy, në zemër të Anamoravës. Këtu nisi gjithçka: Akademi e akredituar Cisco Networking Academy që nga viti 2002 dhe qendër e autorizuar testimi Pearson VUE që nga viti 2004. Sot këtu zhvillohen trajnimet e rrjetave dhe sigurisë kibernetike, programet Roboti Im dhe Rapid AI, si dhe provimet e certifikimit.

Kampusi i Gjilanit

Të dhënat e kampusit

Gjithçka që duhet të dish për kampusin tonë në Gjilan.

Kontakti

Adresa

Rr. Esat Berisha p.n.
60000 Gjilan, Kosovë

Orari i punës

E hënë – E premte: 08:00 – 20:00 E shtunë: 09:00 – 15:00

Gjilan

Rr. Esat Berisha p.n., 60000 Gjilan, Kosovë

Hape në hartë

Çfarë gjen në këtë kampus

Laborator rrjetash Cisco

Pajisje reale Cisco për praktikë në CCNA dhe CCNP: konfigurim routerësh, switch-ash dhe zgjidhje problemesh si në një rrjet të vërtetë.

Qendër testimi Pearson VUE

Provimet ndërkombëtare të certifikimit mund t'i japësh aty ku je trajnuar, në qendrën tonë të autorizuar që nga viti 2004.

Infotech NOC

Studentët punojnë me tiketa reale rrjeti, monitorim dhe skenarë incidentesh, njësoj si në një qendër operacionesh rrjeti.

Roboti Im

Programi i robotikës dhe AI-së për të rinjtë: Arduino, ESP32, Raspberry Pi dhe Python, me projekte që i ndërtojnë vetë.

Rapid AI

Trajnime praktike për të ndërtuar softuer dhe zgjidhje biznesi me AI, nga ideja te produkti që punon.

Hapësirë për bashkëpunim

Ambient i përbashkët për punë në grup, konsultime me instruktorët dhe ngjarje të komunitetit Infotech.

Pse Infotech Academy

Mbi dy dekada përvojë në trajnime teknologjike dhe certifikime ndërkombëtare.

2002

Akademi e akredituar Cisco Networking Academy

2004

Qendër e autorizuar testimi Pearson VUE

3

Kampuse: Gjilan, Prishtinë dhe Shkup

5+

Partnerë trajnimi: AWS, Cisco, Microsoft, Oracle, CompTIA

Si të fillosh

Tre hapa të thjeshtë deri te trajnimi i parë.

  1. 1

    Na kontakto

    Na shkruaj ose na telefono dhe na trego çfarë të intereson. Të përgjigjemi brenda një dite pune.

  2. 2

    Vizito kampusin

    Eja të njihesh me instruktorët, laboratorët dhe mënyrën si zhvillohen trajnimet.

  3. 3

    Fillo trajnimin

    Zgjidh grupin dhe orarin që të përshtaten dhe nis rrugën drejt certifikimit ose profesionit.

Jeta në Infotech

Laboratorë, provime, ceremoni dhe komuniteti ynë.

Shiko galerinë
Praktikë me pajisje CiscoMësim në klasë me instruktorProvim certifikimiStudentët e Infotech Academy

Na shkruaj

Ke pyetje për trajnimet në Gjilan, për orarin ose do të vish për një vizitë? Na dërgo një mesazh.

Të gjitha kampuset